Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Courtois mbetet te Reali deri në vitin 2026

Portieri belgu Thibaut Courtois ka firmosur kontratë të re pesëvjeçare me skuadrën e Real Madridit. Me kontratën e re, ai do të jetë pjesë e Realit deri në vitin 2026, ka njoftuar klubi madrilen të hënën.

Courtois iu bashkua Realit në vitin 2018 nga Chelsea dhe ndihmoi ekipin ta fitoj titullin e kampionit të Spanjës në edicionin 2019/20.

29-vjeçari deri më tani, ka regjistruar 130 paraqitje për Real Madridin në të gjitha garat. Ai karrierë ka bërë edhe te Atletico Madridi e Genku.