Portieri legjendar i Real Madridit, Thibaut Courtois, është kthyer në klubin ku e nisi karrierën, KRC Genk.
Por Courtois në klubin belg është kthyer vetëm si investitor. Ai vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e madrilenëve.
Përmes NXTPLAY, platformës së investimeve në sport, media dhe teknologji, e në të cilën është bashkëpronar, Courtois ka blerë një pjesë të aksioneve të Genkut.
Vendimi u zyrtarizua të hënën mbrëma gjatë takimit të përgjithshëm të klubit.
“Gjithë jetën jam përpjekur për përsosmëri. Te KRC Genk ndiej të njëjtin zjarr dhe ambicie. Ky investim më jep ndjesinë e kthimit në shtëpi. Dua ta ndihmoj klubin të vazhdojë të rritet dhe të forcojë ambiciet sportive. Nga Limburgu në majë të Evropës”, ka thënë Courtois.
34-vjeçari Courtois u zhvillua te Genku nga viti 1999 deri në vitin 2011. Më pas luajti për Chelsean, Atletico Madridin, kurse te Real Madridi është prej vitit 2018.
Edhe
Courtoisi nuk i bashkohet Belgjikës për Ligën e Kombeve
Me Belgjikën i ka 107 paraqitje.
Numri i futbollistëve që vendosin për investime në sport është gjithnjë e më i madh.