Sport

Costa gjen klubin e ri

Diego Costa do të bashkohet me Milanin në formë huazimi deri në janar, për t’u bashkuar më pas me Atletico Madridin, sipas mediave spanjolle.

Sulmuesi spanjoll është jashtë planeve të Antonio Contes dhe tani e dëshiron rikthimin tek Atletico Madridi, por dënimi deri në janar që ka klubi spanjoll nuk e lejon këtë transferim të finalizohet, transmeton Koha.net.

Dhe në vend se të qëndrojë në bankinë Mundo Deportivo raporton se Costa mund të huazohet te Milani deri në janar.

Një lojtar mund të regjistrohet në tri klube brenda një viti.