Mbrojtësi Levi Colwill ka nënshkruar kontratë të re gjashtëvjeçare me Chelsean, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Futbollisti i Anglisë U21 kontribuoi në kualifikimin e Brightonit në Ligën e Evropës në edicionin e fundit.
Zhvilloi 17 ndeshje në Premier League, pasi ishte i huazuar.
20-vjeçari i përshëndeti tifozët e skuadrës të martën në Instagram.
“Ka qenë vendim i lehtë. Përderisa jam rritur, gjithçka që kam njohur ka qenë Chelsea. Kam folur me trajnerin dhe ai më ka dhuruar siguri. Kjo ishte ajo që kisha nevojë. Ai më ka folur jo vetëm si lojtar, por edhe si person. Është dallim i madh”, ka thënë mbrojtësi 20-vjeçar.
Colwill me Anglinë U21 e fitoi Kampionatin Evropian. Ishte suksesi i parë i anglezëve pas 39 vjetëve.