Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chilwell me kontratë të re te Chelsea

Mbrojtësi i krahut të majtë, Ben Chilwell nuk do të largohet nga Chelsea, pasi së shpejti pritet ta firmos kontratën e re me klubin nga Londra. “Daily Mail” bën të ditur të hënën se Chelsea tashmë ka refuzuar të gjitha ofertat për Chilwellin, i cili është edhe reprezentues i Anglisë.

Me kontratën e re, që do të bëhet zyrtare së shpejti, 26-vjeçari do të mbetet pjesë e Chelseat deri në vitin 2027.

Këtë sezon, ai ka 2 gola e 4 asistime në 26 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, ndërsa është pjesë e Chelseat prej vitit 2020.

Kontrata aktuale, i skadon atij në vitin 2025 kurse të interesuar për transferimin e tij ishin Real Madridi e Manchester City.

Artikuj të ngjashëm