Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chilwell mund t’i bashkohet Cityt

Ben Chilwell

Ben Chilwell mund t’i bashkohet në verë skuadrës së Manchester Cityt. “Football Insider” shkruan se City ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të majtë. 26-vjeçari ka luajtur pak ndeshje për Chelsean në sezonin aktual.

Ai nuk është i kënaqur me hapësirën dhe ka kërkuar që të lirohet në verë.

Për Chelsean ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me dy asistime në 13 ndeshje në Premier League. Mbrojtësi i Anglisë me klubin nga Londra ka kontratë deri në qershor të vitit 2025. Ai ftohet rregullisht nga Anglia. Ka shënuar një gol në 17 ndeshje.

Artikuj të ngjashëm