Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea mbetet dy muaj pa Chilwellin

Skuadra e Chelseat ka mbetur të paktën për dy muaj pa mbrojtësin e krahut të majtë, Ben Chilwell ka njoftuar “Sky Sports” të mërkurën. Chilwell do të pauzojë shkaku i lëndimit që e pësoi javën e shkuar në humbjen e Chelseat nga Aston Villa.

Te Chelsea po shpresojnë që Chilwell të jetë gati në fillim të muajit dhjetor, pasi tashmë ka nisur procesin e rehabilitimit të muskulit të këmbës. 26-vjeçari këtë edicion ka qenë i rregullt në përbërjen e Chelseat, ku ka regjistruar 7 paraqitje dhe ka bërë 1 asistim në të gjitha garat.

Shkaku i lëndimit Chilwell do t’i mungojë edhe Anglisë në ndeshjet kualifikuese për “Euro 2024” të këtij muaji dhe muajit të ardhshëm. Ai ka 19 paraqitje me Anglinë dhe 1 gol të shënuar.