Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City po synon transferimin e mbrojtësit të krahut të majtë, Ben Chilwell ka njoftuar “The Sun” të mërkurën.
Mësohet se City po përgatit ofertën për 26-vjeçarin, të cilin dëshiron ta sigurojë në fund të sezonit.
Te City, Chilwell po shihet si zëvendësim ideal për Joao Cancelon, i cili është huazuar te Bayerni por nuk do të kthehet në “Etihad Stadium” në verë pasi ekipi bavarez pritet ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së tij. Chilwell është pjesë e Chelseat prej vitit 2020, ndërsa kartoni i tij vlerësohet mbi 50 milionë euro.
Këtë sezon, ai ka një gol e dy asistime në 14 paraqitje në të gjitha garat.