Los Angeles Clippers e ka fituar ndeshjen e tretë kundër Utaz Jazz për ta ngushtuar epërsinë në 2:1, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Konferencës Perëndimore.
Te Clippers shkëlqeu i zakonshmi Kawhi Leonard që kishte 34 pikë e 12 kërcime, ndihmuar nga Paul George me 31 pikë.
Ndërkohë, te Jazz, Donovan Mitchell realizoi 31 pikë ndërsa Ingles shtoi 19 sosh.
Në sezonin e rregullt, Jazzi e mbylli në pozitën e parë kurse Clippersat në të katërtin.
Artikuj të ngjashëm