Phoenix Suns ka fituar ndeshjen e katërt dhe ka marrë epërsinë 3-1 në seri kundër Los Angeles Clippers, në finalen e Konferencën Perëndimore.
Suns fituan me rezultat 84:80, dhe tashmë janë vetëm një fitore larg finales së madhe të NBA.
Te fitorja e Suns shkëlqeu Devin Booker me 25 pikë, Deandre Ayton me 19 dhe Chris Paul me 18 sosh.
Paul George i Clippers kishte 23 pikë, ndërsa Reggie Jackson 20 sosh. Clippersat duket se janë duke vuajtur mungesën e Kawhi Leonard i cili nuk ka luajtur asnjë ndeshje në këtë seri.