Devin Booker ishte lider i skuadrës Phoenix Suns në fitoren ndaj Dallas Mavericks, 110:80, për të shkuar në 3:2 me epërsi në serinë e gjysmëfinales së Konferencës së Perëndimit.
Booker i realizoi 12 nga 28 pikët në total në çerekun e tretë, ndërsa Sunsi e fitoi atë 33:14 duke përmbysur rezultatin.
Sunsi mund të hyjë në finale të konferencës, duke e fituar ndeshjen e gjashtë të enjten.
Deandre Ayton e mbylli takimin me 20 pikë për Phoenixin, ndërsa bashkëlojtarët e tij, Mikal Bridges dhe Cameron Johnson, realizuan nga 14 pikë secili.
Luka Donçiq realizoi 28 pikë e 11 kërcime për Mavericks, ndërsa Jalen Brunson shtoi 21 të tjera. Në gjysmëfinalen e Konferencës së Lindjes, Miami Heat mposhti skuadrën Philadelphia 76ers, 120:85.
Edhe
Basketboll, Phoenixi fiton edhe ndeshjen e dytë ndaj Dallasit
Tani ka epërsi 3:2 në gjysmëfinale.
Shtatë lojtarë realizuan pikë dyshifrore te Heati, ndërsa Jimmy Butler ishte më i dalluari me 23 pikë.