Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Phoenixi shënon fitoren e nëntë rresht

Phoenix Suns ka shënuar fitoren e nëntë rresht.

Në ndeshjen e fundit fitoi 134:124 përballë Minnesota Timberwolves. Devin Booker ishte koshashënuesi më i mirë në ndeshje me 29 pikë për liderin e Konferencës së Perëndimit. Ai shtoi edhe nëntë asistime.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Chris Paul kontribuoi në fitore duke e regjistruar edhe “triple-doublen” e 18-të në karrierë. Realizoi 21 pikë, shtoi 14 asistime dhe 10 kërcime.

Ndërkohë, Los Angeles Lakers pësoi disfatën e dytë të njëpasnjëshme. U mposht nga Charlotte Hornets 117:114.

Russell Westbrook realizoi 35 pikë, por dështoi në gjuajtjen e fundit për tri pikë për Lakersin, që luajti pa yjet LeBron James dhe Anthony Davies.