Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bucks, një fitore larg titullit të NBA

Jrue Holiday ishte njeriu kryesor që Milwaukee Bucks arriti të mposht Phoenix Suns 123:111 në finalen e madhe të NBA, duke marrë epërsinë e serisë 3:2.

Holiday i vodhi topin në sekondat e fundit Devin Bookerit dhe më pas asistoi te Giannis Antetokounmpo, i cili me ngulitje shuajti të gjitha shpresat e Suns për një rezultat pozitiv.

Booker megjithatë ishte realizatori më i mirë i ndeshje me 40 pikë, derisa Chris Paul kishte vetëm 21 sosh te Suns.

Antetokounmpo me 40 pikë, Khris Middleton me 29 dhe Holiday me 27 ishin më të dalluarit te Bucks.

Ndeshjen e radhës, Bucks e luajnë në shtëpi dhe në rast fitoreje, do të shpallen kampion të ri të NBA.

 

Artikuj të ngjashëm