Skuadra kampione e NBA-së, Milwaukee Bucks, ka mposhtur Houston Rocketsin për të regjistruar fitoren e 20-të të këtij sezoni.
Ndeshja e zhvilluar në orët e para të së enjtes, u mbyll 126:106 në të mirë të Bucksave.
Bucks arriti të fitojë ndeshjen edhe pa yllin kryesor Giannis Antetokounmpo. Për grekun e natyralizuar kjo ishte ndeshja e katërt që mungoi për shkak të koronavirusit.
Në mungesë të tij, në skenë dolën Jrue Holiday dhe Khris Middleton me 24, përkatësisht 23 pikë.
Te skuadra humbëse, më i dalluari ishte Christian Wood me 20 pikë.
Milwaukee ka shënuar 20 fitore në 33 ndeshje, ndërkohë Houstoni po kalon një prej sezoneve më të dobëta, ka vetëm 10 fitore në 32 ndeshje.