Kawhi Leonard shënoi 45 pikë në fitoren që Los Angeles Clippers e arriti kundër Dallas Mavericks, 104:97.
Kjo fitore e barazon serinë në 3:3 dhe tani do të duhet të luhet edhe ndeshja e shtatë në raundin e parë në plejofin e Konferencës së Perëndimit. Fituesi do të kalojë tutje.
Reggie Jackson shtoi 25 pikë në fitoren e së premtes.
Paul George realizoi dyshifror të dyfishtë prej 20 pikëve e 13 kërcimeve. Clippersi ishte duke humbur me shtatë pikë në çerekun e tretë.
Për herën e parë në histori të plejofit në ligën NBA, të gjitha gjashtë ndeshjet e kësaj serie janë fituar nga ekipi mysafir.
Luka Donçiq shënoi 29 pikë dhe 11 asistime për Mavericks, që do ta kenë shansin e dytë për të kaluar tutje të dielën në Los Angeles.