LeBron James nuk e ka problem moshën. 39-vjeçari shkëlqeu në fitoren e Los Angeles Lakers 116:112 ndaj rivalëve të Clippers.
Edhe pse kishin deficit deri në 20 pikë gjatë ndeshjes, Lakers, të udhëhequr nga James, arritën të merrnin fitore të madhe ndaj Clippersit.
Në fillim të çerekut të katërt, Clippers kishte epërsi prej 19 pikëve. Këtë periudhë Lakers e fituan 39:16 për ta festuar fitoren në fund. Në sekondat e fundit, kur rezultati ishte 114:112, Clippers pati shansin ta barazonte rezultatin por Kawhi Leonard dështoi nga dy pikë.
VIDEO:
James e mbylli ndeshjen me 34 pikë, prej tyre shtatë treshe nga 12 tentime, dhe shtoi tetë asistime dhe gjashtë kërcime. Në çerekun e fundit, James shënoi 19 pikë, gati sa e gjithë skuadra bashkë. U ndihmua edhe nga Anthony Davis që shtoi 20 pikë e 12 kërcime dhe D’Angelo Russell me 18 pikë.
Në Konferencën e Perëndimit, Lakers është i nënti me 32 fitore e 28 humbje, ndërsa Clippersi i katërti me 37 fitore e 20 humbje.
Rezultatet nga ndeshjet e mbrëmshme:
Indiana Pacers - New Orleans Pelicans 123:114
Toronto Raptors - Dallas Mavericks 125:136
Chicago Bulls - Cleveland Cavaliers 132:123
Minnesota Timberwolves - Memphis Grizzlies 110:101
Denver Nuggets - Sacramento Kings 117:96
Los Angeles Clippers - Los Angeles Lakers 112:116
VIDEO: