Los Angeles Lakers u mposhtën nga San Antonio Spurs në çerekfinalen e Kupës së NBA, por pas ndeshjes po flitet vetëm për një moment: lëvizjen spektakolare të LeBron James në fund të çerekut të dytë.
James, i cili ka hyrë tashmë në dekadën e pestë të jetës dhe do të festojë 41-vjetorin pas 18 ditësh, rikujtoi të gjithëve pse konsiderohet si një nga basketbollistët më të mëdhenj në histori.
Një minutë para fundit të pjesës së parë, me Spurs që kryesonin 66:56, LeBroni e solli topin mbi gjysmëfushë dhe nisi depërtimin drejt koshit. Me lehtësi u shkëput nga Devin Vassell, dhe kur pa Luke Kornet nën kosh, nuk hezitoi as edhe për një sekondë.
Si në ditët e tij më të mira, u ngrit për një ngulitje të fuqishme, e vendosi Kornetin në ‘poster’, dhe më pas e shikoi drejt në fytyrë duke e tallur.
“Sa vjeç është?! Thonë se është 40… nuk e di”, u dëgjua komenti entuziast i komentatorit të ndeshjes.
LeBron e përfundoi ndeshjen me 19 pikë, 15 kërcime dhe 8 asistime, por Lakers u mposhtën me rezultat 132:119.
VIDEO: