Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbreti James nuk di të plaket, shkëlqen në fitoren ndaj Clippersit

Ndeshje e jashtëzakonshme u luajt të mërkurën pas mesnate në “Staples Center”, ku Los Angeles Lakers mposhtën Los Angeles Clippers pas kohës shtesë me rezultatin 130:125.

LeBron James, 38 vjeç, shkëlqeu me 35 pikë, 12 kërcime dhe shtatë asistime. Ndeshja u shënua nga një situatë e pazakontë në çerekun e dytë.

Në një moment James hoqi këpucët teksa aksioni i Lakers po zhvillohej, arriti t’i veshë ato, vrapoi në anën tjetër dhe u ngulit në kosh.

D'Angelo Russell e Anthony Davis shënuan nga 27 pikë, ndërsa qendra shtoi edhe 10 kërcime. Lakers i dhanë fund një serie prej 11 humbjesh radhazi kundër rivalit të tyre të qytetit.

Në anën tjetër, Kawhi Leonard ishte i shkëlqyer me 38 pikë, ndërsa Paul George shtoi 35 sosh.

Edhe LeBron James nuk di të plaket, mposht “veç vetë” Clippersin Sport LeBron James nuk di të plaket, mposht “veç vetë” Clippersin

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve në NBA:

Detroit Pistons - Portland Trail Blazers 101:110

Toronto Raptors - Milwaukee Bucks 130:111

Atlanta Hawks - Washington Wizards 130:121

Boston Celtics - Indiana Pacers 155:104

Miami Heat - Brooklyn Nets 105:109

Edhe Kush do ta besonte se është 40-vjeçar? Shikoni super-ngulitjen e LeBron Jamesit Basketboll Kush do ta besonte se është 40-vjeçar? Shikoni super-ngulitjen e LeBron Jamesit

New York Knicks - Cleveland Cavaliers 89:95

Oklahoma City Thunder - New Orleans Pelicans 106:110

Houston Rockets - Charlotte Hornets 128:119

Minesota Timberwolves - Denver Nuggets 110:89

Dallas Mavericks - Chicago Bulls 114:105

Utah Jazz - Memphis Grizzlies 133:109

Edhe Jamesi shkëlqen në fitoren e Lakersit Basketboll Jamesi shkëlqen në fitoren e Lakersit

Golden State Warriors - Sacramento Kings 102:101

Los Angeles Lakers - Los Angeles Clippers 130:125 (Pas kohës shtesë)