Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

New Orleansi befason Clippersat

Zion Williamson shënoi 23 pikë për ta udhëhequr New Orleansin drejt fitores në udhëtim te Los Angeles Clippersi me rezultatin 120:103. Williamsonit në ndihmë i doli edhe Lonzo Ball që ndeshjen e mbylli me 18 pikë, nëntë kërcime e shtatë asistime për New Orleansin që po synon plejofin në Konferencën Perëndimore.

“E kemi parasysh se duhet t’i fitojmë të gjitha 11 ndeshjet e fundit nëse duam të vazhdojmë tutje. Mbrojtja jonë duhet të jetë e mirë edhe në ndeshjet tjera për të na ndihmuar në synimin tonë”, ka thënë Ball.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

New Orleansi me mbrojtje të fortë, neutralizoi tërësisht yllin e LA Clippersave, Paul Georgen që u liminua në vetëm nëntë pikë. LA Clippers edhe ndaj New Orleansit ishin pa Kahwi Leonardin, i cili mungoi për ndeshjen e katërt rresht shkaku i lëndimit. Më të dalluarit te LA Clippers ishin Terance Mann e DeMarcus Cousins. Mann shënoi 17 pikë derisa Cousins shtoi 16 pikë e 11 kërcime.