Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City kërkon 70 milionë euro për Silvan

Manchester City është pajtuar me largimin e Bernardo Silvas, por klubi po kërkon 70 milionë euro për lirimin e tij. Kështu, ka njoftuar “The Sun” të enjten.

Portugezi Silva ka kohë që po kërkon largimin nga City, pasi po dëshiron t’i bashkohet Barcelonës, ekip me të cilin tashmë ka arritur marrëveshje personale.

Megjithatë, City do të insistojë në dëmshpërblimin e lartë për Bernardon, i cili ishte njëri prej lojtarëve kyç sezonet e fundit. 28-vjeçari ka kontratë me Cityn deri në vitin 2025.