Manchester City i është bashkuar garës për transferimin e sulmuesit argjentinas të Interit, Lautaro Martinez, bëri të ditur “Mundo Deportivo” të mërkurën.
Barcelona ka nisur bisedimet për transferimin e argjentinasit, që është duke u paraqitur në formë të lartë këtë stinor.
Mirëpo raportohet se edhe Manchester City është futur në garë për argjentinasin 22-vjeçar.
Lautaro ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2023, ndërsa u transferua nga Racing Club për 25 milionë euro.
Këtë stinor, ai ka realizuar 13 gola në 22 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka edhe tri asistime. Me Argjentinën, në 18 ndeshje ka shënuar nëntë gola.
Artikuj të ngjashëm