Alexander Isak do të largohet në fund të sezonit nga Real Sociedadi. Forma e mirë e sulmuesit suedez këtë edicion ka bërë që të interesohen skuadra të njohura evropiane.
Për sulmuesin 21-vjeçarë interesim të vazhdueshëm kanë shprehur Barcelona dhe Borussia Dortmund.
Por së fundmi në garë për sulmuesin ka hy edhe Manchester City.
Lideri i Premier Leagues, po e sheh Isak, si zëvendësues të Sergio Agueros, që mund të largohet në fund të edicionit.
Isak këtë sezon në 20 ndeshje në La Liga, ka shënuar 12 gola.