Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Isak mund të largohet nga Sociedadi

Sulmuesi i Suedisë, Alexander Isak nuk ka përjashtuar mundësinë e largimit nga skuadra e Real Sociedadit në fund të këtij edicioni.

Në një intervistë për mediumet spanjolle të enjten, Isak ka thënë se fillimisht është i fokusuar për ta mbyllur edicionin me ekipin nga La Liga dhe pastaj do të shohë se çfarë do të sjellë e ardhmja.

Sulmuesi 21-vjeçar ka treguar paraqitje të mira këtë sezon te Sociedadi, duke realizuar 16 gola në 42 ndeshje në të gjitha garat.

Ai ka kontratë me Sociedadin deri në verën e vitit 2024 kurse interesim për të ka treguar skuadra e Barcelonës.