Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cillesseni mungon gjashtë javë

Barcelona ka konfirmuar se portieri Jasper Cillessen do të mungojë gjashtë javë shkaku i lëndimit që pësoi në nyjë të këmbës.

Gardiani holandez ka lënduar këmbën gjatë stërvitjeve dhe do të mungojë në muajin më të ngarkuar, shkurtin, në të cilin Barça do t’i luajë shtatë ndeshje.

Cillesseni nuk ka luajtur në asnjë ndeshje të La Ligas këtë sezon, por ishte i pazëvendësueshëm në Kupën e Mbretit.

Ai do të mungojë në Clasicon ndaj Real Madridit që zhvillohet në kuadër të gjysmëfinales së kupës.

Artikuj të ngjashëm