Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lëndohet Cillessen

Telashe me lëndime për ekipin e Erneste Valverdes.

Jasper Cillessen rrezikon të qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë fushave, pasi është lënduar në stërvitjen e kësaj të mërkure.

Holandezi që u ble nga Ajaxi një vit më parë për 13 milionë euro, është rezervë e Andre Ter Stegen te Barça, por mungesa e tij shton problemet për trajnerin Valverde, transmeton kp.

Lajmin për lëndimin e Cillessen e ka njoftuar klubi katalanas në faqen zyrtare.

“Portieri i Barcelonës, Jasper Cillessen ka pësuar një tërheqje muskulore në këmbën e tij të majtë”, thuhet në njoftim. “Në ditët në vazhdim do të mësojmë sesa do të qëndrojë ai jashtë fushave të lojës”.

Barcelona e ka nisur mbar sezonin e ri në La Liga, ku ka mposhtur Alavesin 3-0.