Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea favorite për Varanen

Skuadra e Chelseat po shihet si favorite për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit të Real Madridit, Raphael Varane ka njoftuar të hënën “Mundo Deportivo”. Bëhet e ditur se Varane po dëshiron transferimin te Chelsea dhe tashmë ekipi nga Londra ka parakaluar Manchester Unitedin e Paris Saint-Germainin për transferimin e 28-vjeçarit.

Varane pritet të largohet nga Real Madridi këtë verë pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin tjetër derisa Chelsea është e gatshme të paguajë mbi 50 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e tij. Varane pëlqehet nga trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel që po e sheh si përforcim të rëndësishëm për repartin e mbrojtjes.

Varane këtë sezon ka 38 paraqitje dhe dy gola të shënuar në të gjitha garat për Real Madridin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2011 nga Lensi.

Artikuj të ngjashëm