Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea me ofertë për Varanen

Chesea ka bërë një hap para drejt transferimit të Raphael Varanes.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit anglez kanë nisur bisedimet me Real Madridin për lojtarin.

Madje, thuhet se Chelsea i ka ofruar 61 milionë euro dëmshpërblim për t’i siguruar shërbimet e francezit.

Varane do të shitet gjatë verës nga Real Madridi, pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.

Për qendërmbrojtësin interesim kanë shprehur edhe Manchester Unitedi dhe Paris Saint-Germani.

Varan e ka kontratë me madrilenët deri në vitin 2022.

Artikuj të ngjashëm