Manchester Unitedi është pranë arritjes së marrëveshjes me Raphael Varanen.
Mediat angleze kanë njoftuar të hënën se drejtuesit e klubit kanë nisur bisedimet me lojtarin dhe kanë mbetur vetëm detajet përpara se të finalizohet marrëveshja.
Varane do të largohet nga Real Madridi pasi nuk e ka pranuar vazhdimin e kontratës.
28-vjeçari ua ka bërë me dije drejtuesve të klubit se dëshiron të provojë një aventurë të re.
Real Madridi po kërkon rreth 50 milionë euro dëmshpërblim për mbrojtësin francez.