Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea e Arsenali pas Pepes

Ekipet nga Premier League, Chelsea dhe Arsenali janë në garë për shërbimet e sulmuesit të krahut, brazilianit Pepe.

“Daily Mail” raporton të martën se dy skuadrat angleze tashmë kanë kontaktuar Porton për 25-vjeçarin, cili ka kontratë deri në vitin 2027.

Pepe iu bashkua Portos vitin e shkuar nga Gremio dhe ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 75 milionë eurosh.

Si Chelsea ashtu edhe Arsenali po e shohin Pepen si përforcim të duhur dhe do të bëjnë të pamundurën për ta transferuar vitin tjetër. Ai ka dy gola e pesë asistime në 19 paraqitje në të gjitha garat për Porton.