Sulmuesi i krahut, Pedro Neto, ka gjasa të mëdha t’i bashkohet Arsenalit në ditët e fundit të afatit kalimtar.
“The Athletic” ka raportuar të hënën, se Arsenali është në negociata me Wolverhamptonin për transferimin e portugezit. Neto po shihet si përforcim i duhur tek Arsenali për sulmin dhe ekipi londinez është i gatshëm të ofrojë 30 milionë euro për kartonin e tij.
Neto 22-vjeçar këtë edicion ka tri paraqitje në Premier League me Wolvesin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2027. Ai më herët ka luajtur edhe te Lazio e Braga, para se t’i bashkohet ekipit anglez në vitin 2019.
Artikuj të ngjashëm