Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali pas brazilianit Pepe

Arsenali ka shprehur interesim për brazilianin Pepe, raporton “Daily Mail”. Sulmuesi i krahut është pjesë e skuadrës së Portos dhe njëri prej lojtarëve më të dalluar këtë edicion te ekipi nga Portugalia.

Për transferimin e tij në verë, Arsenali po planifikon një ofertë prej 30 milionë eurosh. Pepe, 25-vjeçar, ka gjashtë gola të shënuar e pesë asistime në të gjitha garat për Porton, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2026.

Ai iu bashkua Portos para fillimit të këtij edicioni nga Gremio për 15 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm