Ekipi nga Ligue 1, Nice, është afër t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit të krahut, Nicolas Pepe. “L’Equipe” ka njoftuar të martën se Nice është në negociata të avancuara për francezin, i cili nuk bën pjesë në planet e klubit anglez.
Nice po kërkon huazimin njëvjeçar te Pepes me opsionin e blerjes së tij në fund të sezonit për 20 milionë euro.
Pepe 27-vjeçar është i gatshëm të rikthehet në Francë, pasi këtë edicion nuk e ka luajtur asnjë ndeshje për Arsenalin. Ai iu bashkua Arsenalit në vitin 2019 nga Lille dhe ka kontratë me londinezët deri në vitin 2024.