Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Katër skuadra pas Pepes

Nicolas Pepe pritet të largohet nga Arsenali gjatë kësaj vere. Drejtuesit e klubit londinez janë në pritje të ofertave për sulmuesin e krahut.

27-vjeçari nuk ka arritur të bindë me paraqitjet e tij dhe do të shitet.

Mediat angleze kanë bërë të ditur se interesim për Pepen kanë shprehur katër skuadra.

Sevilla, West Hami, Evertoni dhe Leicesteri janë ekipet që po synojnë transferimin e Pepes.