Newcastle Unitedi është i vendosur për ta mposhtur konkurrencën e fortë për sulmuesin e krahut, brazilianin Pepe.
“Daily Mail” ka shkruar të hënën, se Newcastle ka nisur negociatat me Porton për Pepen, të cilin po synon ta transferojë këtë verë.
Thuhet se Newcastle është pajtuar të paguajë klauzolën e lirimit të tij në vlerë prej 70 milionë eurosh pasi e sheh 25-vjeçarin si përforcim të madh.
Pepe iu bashkua Portos vitin e shkuar nga Gremio dhe në edicionin e tij të parë në Evropë, shënoi gjashtë gola e bëri po aq asistime.
Ai ka kontratë me Porton deri në vitin 2026.