Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami interesohet për Pepen

Skuadra e Tottenhamit ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, brazilianin Pepe, ka njoftuar të hënën “Sky Sports”.

Bëhet e ditur se Tottenhami po insiston në transferimin e Pepes gjatë kësaj vere dhe tashmë është në negociata me Porton.

26-vjeçari ka kontratë me Porton deri në vitin 2027 dhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 50 milionë eurosh.

Pepe po shihet si përforcim i rëndësishëm te Tottenhami pas paraqitjeve të mira që i pati edicionin e shkuar te skuadra portugeze. Në 55 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, Pepe shënoi 5 gola dhe bëri 10 asistime. Ai është pjesë e Portos prej vitit 2021 kur iu bashkua nga Gremio.