Qendërmbrojtësi i Portugalisë, Pepe, nuk e ka ndërmend të ndalet. 40-vjeçari ka rinovuar kontratën me Porton edhe për një vit, ka njoftuar të hënën ekipi portugez.
Me rinovimin e kontratës që i skadonte në fund të këtij sezoni, Pepe do të jetë pjesë e Portos deri në verën e vitit të ardhshëm.
Pepe është rikthyer te Porto në vitin 2019 dhe është kapiten i ekipit, ndërsa këtë sezon ka regjistruar 28 ndeshje në të gjitha garat.
Krahas Portos, Pepe ka bërë karrierë edhe te Beshiktashi e Real Madridi. Ai gjithashtu ka edhe 133 paraqitje me Portugalinë, me të cilën është shpallur kampion i Evropës në vitin 2016.
Artikuj të ngjashëm