Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, e ka vlerësuar lartë përfaqësuesen e Suedisë në futboll.
Ai ka thënë se ka dëgjuar fjalë se Suedia nuk është edhe aq e fortë, por Challandes i ka futur suedezët në mesin e përfaqësueseve më të forta në botë.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes të së dielës kundër Suedisë, ishte edhe sulmuesi i krahut dhe i Reimsit, Arbër Zeneli.
“Suedia është një prej 20 skuadrave më të forta në botë. Duhet të kemi paraqitje shumë të mirë, në mënyrë që të marrim diçka nga ky ballafaqim. Kemi disa probleme me kontingjentin e lojtarëve, por ne duhet të gjejmë mënyrë ekipore për t’i zëvendësuar ata, në mënyrë që të paraqitemi sa më mirë”, theksoi Challandes të shtunën në mbrëmje.
-
Challandes i vetëdijshëm se ndaj Suedisë do të jetë ndeshje e vështirë
-
Challandes: Kundër Suedisë duhet të jemi më të kujdesshëm
-
Zeneli është i bindur se Suedia mund të arrijë larg në Kupën e Botës
-
Challandes thotë se Kosova është dashur ta mposhtë Gjeorgjinë
-
Challandes pret paraqitje më të mirë ndaj Gjeorgjisë