Përfaqësuesja e Kosovës në futboll nesër do të nisë garat në Ligën e Kombeve.
Sfida e parë do të jetë në Parma të Italisë kundër Moldavisë, e cila nuk ka pranuar të luajë si vendës përball Kosovës, pasi nuk e njeh si shtet.
E trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, në prag të kësaj sfide ka thënë se do të luajnë për fitore.
“Është një test i mirë për ne dhe është e rëndësishme që të luajmë mirë dhe të fitojmë”, është shprehur strategu zviceran, transmeton kp.
Ai ka pranuar se ka dallime në formën e lojtarëve, ku disa prej tyre janë në faza të ndryshme të përgatitjeve, porse në “Ennio Tardini” të Parmës do të luajnë për tri pikë.
Edhe
Challandes kërkon lojë të mirë dhe fitore ndaj Moldavisë
Ndeshja nis në ora 20:45.
Kurse në ndeshjen e dytë Kosova e pret në “Fadil Vokrri” kombëtaren e Greqisë, më 6 shtator nga ora 20:45.