Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Capoue e di se Villarrealin e pret ferri në “Anfield Road”

manchester united, sevilla, sport, futboll, loja

“Unë pyeta ‘Ku është Villarreali?’”, shpjegon Etienne Capoue, i cili e përshkruan atë sikur ishte duke skanuar një hartë të botës dhe duke drejtuar gishtin poshtë. “Më thanë se ishte në diell, pikërisht aty, pranë Valencias. Kështu që unë thashë ‘në rregull, le të shkojmë’”.

Dy ndeshjet e fundit të francezit Capoue për Watford ishin në nivelin e dytë të Anglisë kundër Norwich Cityt dhe Huddersfieldit. Ai u largua në janar të vitit 2021 nga Watfordi dhe dy ndeshjet e tij të fundit të atij sezoni për Villarrealin erdhën kundër Real Madridit dhe Manchester Unitedit.

Villarreal mundi Unitedin me penallti për të fituar finalen e Ligës së Evropës dhe Capoue u shpall lojtari i ndeshjes.

Të mërkurën, Villarreali, klubi për të cilin Capoue nuk dinte asgjë, do të përballet me Liverpoolin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Një qytet i vogël dhe i përgjumur në bregun lindor të Spanjës, tani ka një mundësi për t'u kurorëzuar mbret i Evropës, shkruan AFP.

“Të fitojmë Ligën e Kampionëve? Ne kurrë nuk patëm guximin të thoshim se mund të fitonim Ligën e Kampionëve”, tha Capoue. “Ne jemi klubi më i vogël në gjysmëfinale, ne ishim klubi më i vogël në çerekfinale. Ne thjesht po bëjmë rrugën tonë të gëzuar. Dhe ne nuk kemi asgjë për të humbur”.

Edhe Shpresat e Villarrealit për Evropë varen nga ndeshja me Liverpoolin Sport 4 v. më parë Shpresat e Villarrealit për Evropë varen nga ndeshja me Liverpoolin

Villarreali eliminoi Juventusin në 1/8 e finales dhe Bayernin në çerekfinale, dy klube që së bashku zotërojnë dy herë më shumë Kupa Evropiane - tetë - sesa që Villarreali ka fitore në fazën eliminatore.

Kur Bayerni e fitoi trofeun e tretë rresht të Evropës në vitin 1976, Villarreali ishte në kategorinë e katërt të futbollit spanjoll. Villarreali është një qytet i vogël, por një klub i madh, kampion i Ligës së Evropës, një ekip në pronësi të një manjati, i cili ka përfunduar vetëm një nga tetë sezonet e fundit jashtë shtatë vendeve të para në La Liga.

“Nuk na intereson, ne e dimë që jemi të dobët”, thotë Capoue. “Askush nuk do të thotë se ne jemi favoritë sepse nuk jemi. Nuk është ofendim ta pranojmë një gjë të tillë. Kjo është e vërteta dhe nuk na shqetëson”.

Liverpooli do të jetë sërish një hap përpara, me ekipin e Juergen Kloppit që po synon katër trofe për ta bërë këtë edicion historik. Dhe, në stadiumin “Anfield Road”, sfida është një nga më të ashprat në futboll, diçka që Capoue e di shumë mirë. Ai ka luajtur katër herë në këtë stadium me fanellën e Watfordit dhe ka humbur me rezultatin e përgjithshëm 18:1.

“Anfieldi është ferr. Është stadiumi më i keq që kam qenë në Angli. Qoftë nga atmosfera apo nga mënyra se si luan Liverpooli. Për 90 minuta jeton në ferr. Ata kanë këtë aftësi për t’i shkaktuar kundërshtarit probleme gjatë tërë kohës, në çdo pjesë të fushës”, zbulon Capoue. “Ata nuk ndalen kurrë, të nxitojnë gjatë gjithë kohës, duan vetëm të shënojnë gola, madje edhe kur shënojnë, vazhdojnë. Ata duan të nokautojnë. Atyre nuk u intereson se kënd e kanë përballë”.

Të paktën Capoue nuk ka gjasa të frikësohet. Mesfushori francez nuk është adhurues i futbollit, shmang të shikojë futboll në shtëpi dhe thotë: “Nuk dua që futbolli të jetë e gjithë jeta ime”.

Edhe Capoue me kontratë të re te Villarreali Sport 4 v. më parë Capoue me kontratë të re te Villarreali

Në të kundërt, trajneri i Villarrealit, Unai Emery, do të dijë çdo detaj për Liverpoolin, thotë Capoue. Përgatitja e përpiktë e Emeryt shtrihet në videoseancat fantastike të gjata, me synimin për të përgatitur lojtarët e tij për çdo skenar të mundshëm.

“Unë ulem gjithë në rreshtin e parë, unë jam studenti i mirë”, thotë Capoue me një buzëqeshje.

“Unë nuk shikoj fare futboll kështu që nuk më shqetëson. Nëse të tjerët shikojnë futboll në shtëpi dhe më pas kur hyjnë duhet të shikojnë më shumë video futbolli, ndoshta kjo i mërzit. Nuk më shqetëson sepse e di që nuk është për argëtim, është punë. Në fund të ndeshjes, ne e kuptojmë që e kemi trajnerin shumë të zgjuar”.

Capoue nuk ka asnjë dyshim për rrënjën e problemeve të Emeryt në Paris Saint-Germain dhe Arsenal.

“Mënyra kryesore e lojës së trajnerit është të lërë mënjanë egon tuaj”, thotë Capoue. “Ne e kemi kuptuar mënyrën e tij dhe jemi përshtatur me stilin e tij”.

Në Villarreal, është një metodë që lojtarët “e ndjekin verbërisht trajnerin”, thotë Capoue, një qasje kjo që ngjall besim.

Edhe Liverpooli “tregon muskujt” për të mbetur në garë për katër trofetë Sport 4 v. më parë Liverpooli “tregon muskujt” për të mbetur në garë për katër trofetë

“Ne jemi në gjysmëfinale, gjë që tregon se nuk kishim frikë nga Juventusi apo Bayerni”, thotë ai.

“Ne nuk jemi një skuadër e madhe, por jemi një ekip solid, që dëshiron ta shijojë çdo moment. Kjo që po përjetojmë është e pabesueshme”.