Mesfushori turk Hakan Calhanoglu do të rinovojë kontratën me Milanin. Kështu ka insistuar trajneri i ekipit nga Serie A, Stefano Piol, siç ka raportuar të premten “Calciomercato.com”.
Calhanoglu ka kontratë me Milanin deri në fund të këtij edicioni kurse drejtuesit e klubit po duan ta mbajnë të paktën edhe për katër vite tjera.
“Nuk mendoj se ka probleme për rinovimin e kontratës me Hakanin. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne dhe sigurisht do të mbetet në klub edhe për një kohë të gjatë”, ka thënë Pioli.
Me kontratën e re, Calhanoglu pritet të ketë një pagë vjetore prej pesë milionë eurosh kurse këtë edicion ka pasur paraqitje të mira me Milanin, ekip që pjesën vjeshtore e ka mbyllur si lider në Serie A. Ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar nëntë të tjerë në 20 ndeshje për Milanin në të gjitha garat. Mesfushori 26-vjeçar, iu bashkua Milanit në vitin 2017 nga Bayer Leverkuseni për 23.5 milionë euro.