Sulmuesi i krahut, Zymer Bytyqi, ka kontribuuar me asistim në fitoren e Antalyasporit përballë Beshiktashit të Milot Rashicës.
Antalyaspori fitoi 3:2 në shtëpi kundër Beshiktashit të dielën, në ndeshjen e xhiros së 11-të të Superligës turke.
Bytyqi asistoi në golin për 2:1 në minutën e 50-të të ndeshjes dhe ishte asistimi i parë i këtij edicioni.
Ai luajti deri në minutën e 72-të.
Ndërkohë, Milot Rashica u zëvendësua pesë minuta para fundit te Beshiktashi.
Antalyaspori në vendin e tetë ka 15 pikë, kurse Beshiktashi me katër pikë më shumë zë pozitën e pestë.