Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brightoni befason Tottenhamin

Brightoni befason Tottenhamin

Tottenhami është befasuar në shtëpi të shtunën nga Brightoni me rezultatin 1:0.

Me këtë humbje, skuadra e drejtuar nga trajneri Antonio Conte ka bërë një hap prapa në luftë për një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.

Londinezët e dominuan takimin por pikët e plota i arkëtoi skuadra e Brightonit.

Golin e vetëm për Brightonin e realizoi Leandro Trossard në minutën e 90-të.

Pas kësaj disfate Tottenhami ka 57 pikë pas 32 ndeshjeve në Premier League.

Brightoni është në vendin e 10-të me 40 pikë.