Peshëngritësja nga Kosova që jeton në Britaninë e Madhe, Leonora Brajshori, do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Evropian të peshëngritjes, që sot fillon në Bukuresht të Rumanisë.
Leonora muajin e kaluar fitoi të drejtën për të garuar për Kosovën. Garat në kategorinë në të cilën merr pjesë ajo (53 kg), zhvillohen nesër (e martë). Leonora bëhet femra e parë që prezanton peshëngritjen e Kosovës në një garë të tillë, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPjesë e Kampionatit do të jetë edhe Arbnor Krasniqi, i cili vendin tonë do ta përfaqësojë më 29 mars në kategorinë 85 kg.