Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brajshori, ushtarja e Britanisë që synon medalje për Kosovën

Leonora Brajshori është duke i bërë përgatitjet e fundit para se të përfaqësojë Kosovën në ngjarjen e madhe. Brajshori ka nderin që të hapë kapitull të ri në peshëngritjen kosovare.

Ajo do të jetë garuesja e parë që do të përfaqësojë Kosovën në kampionat evropian. Evropiani për seniorë në peshëngritje nis të hënën, ndërsa mbahet në Bukuresht të Rumanisë, shkruan Koha Ditore.

Peshëngritja është sport fare i ri në Kosovë. Federata është formuar në vitin 2008 dhe sporti ende po tenton të shtrijë rrënjët në vend.

Deri më tash Kosovën në gara ndërkombëtare e kanë prezantuar vetëm peshëngritës, që nuk kanë pasur ndonjë sukses, përkatësisht që kanë ngritur dukshëm më pak kilogramë se garuesit e vendeve të tjera.

Tani Kosova e ka edhe një peshëngritëse që ka ëndrra e synime për të prekur nivele të larta. Brajshori, që jeton në Angli, më 8 mars ka fituar të drejtën që të garojë për Kosovën në peshëngritje. Dhe debutimin do ta ketë javën tjetër... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)