Ish-futbollisti i Barcelonës, Martin Braithwaite, ka besimin e plotë se Danimarka do të bëj një paraqitje të mirë në Kupën e Botës në Katar.
“Kemi vetëbesim. Kemi pasur një kampanjë të shkëlqyer në Ligën e Kombeve. Kjo rrugë na bën të mendojmë se mund ta fitojmë Kupën e Botës. E dimë se askush nuk na llogarit si kandidatë, por ne jemi kandidatë për trofe. Jemi këtu për të fituar dhe jo vetëm për të marrë pjesë”, ka thënë sulmuesi danez të premten në një intervistë dhënë për FIFA-n.
Braithwaite aktualisht luan me Espanyolin.
Danimarka është pjesë e Grupit D bashkë me Australinë, Francën dhe Tunizinë.