Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka folur për përballjen ndaj Spanjës.
Portugalia në 1/8 e finales përballet me Spanjën të hënën nga ora 21:00.
Ronaldo pranon se Spanja është një nga favoritët për ta fituar Kupën e Botës.
Sulmuesi i Al-Nassrit megjithatë ka deklaruar se skuadra është e gatshme për përballjen ndaj Spanjës.
41-vjeçari gjithashtu thotë se skuadra e njeh shumë mirë kundërshtarin.
“Do të jemi gati. I njohim shumë mirë. Spanja është një nga favoritët kryesorë për ta fituar turneun. Do të jetë një ndeshje shumë e baraspeshuar dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Ronaldo.
Edhe
Ronaldo udhëheq Portugalinë, Yamali Spanjën
Portugalia në 1/8 e finales u kualifikua pasi e eliminoi Kroacinë duke e mposhtur me rezultatin 2:1.
Ndërsa Spanja arriti ta mposhte Austrinë me rezultatin bindës 3:0.
Ronaldo deri më tani në Botërorin që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada ka tri gola të shënuar.