Maroku fitoi ndaj Haitit 4:2 dhe e siguroi fazën nokaut nga pozita e dytë, prapa Brazilit. Përzgjedhësi Mohamed Ouahbi tani beson se përfaqësuesja që e drejton, mund të triumfojë në këtë Kupë të Botës.
“Maroku ka hyrë në një dimension të ri dhe jemi pjesë e një momenti ku besojmë se mund ta fitojmë trofeun. Por duhet të jemi të përkushtuar 100 për qind. Lojtarët besojnë dhe i njëjti synim është edhe nga ne, stafi”, ka thënë pas ndeshjes përzgjedhësi Ouahbi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBrazili ishte para Marokut për shkak të goldallimit më të mirë. Të dyja patën nga shtatë pikë, por ndeshja e ndërsjellë përfundoi 1:1. Kriteri i dytë pas ndeshjeve të ndërsjella është goldallimi, dhe këtu brazilianët patën përparësi.