Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjës dhe Hercegovinës, Igor Crnadak, ka nënshkruar një leje për lëshimin e vizave për ekipin e basketbollit të Kosovës në mënyrë që kjo zgjedhje të zhvillohet në kampionatin evropian, ka mësuar gazeta e sportit Avaz në BeH.
Kampionati evropian U-16 i basketbollit nisi në Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës, vend në të cilin kosovarët e rinj nuk kanë mundur të udhëtonin pasi nuk janë pajisur me viza, transmeton Koha.net.
Inati politik i serbëve të Bosnjës lë Kosovën pa Evropian
Vendimi erdhi pasi FIBA ka lëshuar një ultimatum që Federata e Basketbollit të BeH do të dënohet në rast se ekipi i Kosovës nuk merr vizë për të hyrë në BeH.
Siç raporton kjo gazetë, vizat duhet të lëshohen në ambasadën e Shkupit.
-
Inati politik i serbëve të Bosnjës lë Kosovën pa Evropian
-
Basketbollistët e rinj bënë bujë për arsye politike, por jo edhe me rezultate
-
Federata boshnjake e Basketbollit i kërkon falje Kosovës për pengesat që patën me viza, kritikon shtetin
-
Shoqata Boshnjako-Amerikane do shkarkimin e ministrit Crnadka, që vonoi vizat për basketbollistët nga Kosova
-
Federata njofton se basketbollistët U16 nisen sonte për Bosnjë, për viza u angazhua ambasada e SHBA-së