Bujë të madhe bëri përfaqësuesja U-16 e Kosovës në basketboll javën e kaluar. Autoritetet e Bosnjë-Hercegovinës, përkatësisht ministri serb i Punëve të Jashtme të këtij vendi nuk e pajisi me kohë me viza përfaqësuesen e re të Kosovës për të marrë pjesë në kampionatin evropian, Divizioni B, që më 9 gusht nisi në Sarajevë.
Në proces u përfshinë shumë palë, ndër të tjera edhe FIBA (Federata Ndërkombëtare e Basketbollit) dhe IOC-ja (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar). Presioni në ministrin serb ishte i madh edhe nga Federata e Basketbollit të Bosnjë-Hercegovinës dhe po ashtu nga opinioni në këtë vend, ku ndikimi serb, falë rregullimit të komplikuar shtetëror, vazhdon të jetë shumë i madh, shkruan sot Koha Ditore,
Pas presionit të madh nga shumë palë, të premten mbrëma, më në fund, vizat u lëshuan për basketbollistët kosovarë. Ata udhëtuan menjëherë të premten dhe arritën në Sarajevë të shtunën paradite. Dy ndeshje të Kosovës ishte dashur të luheshin deri atëherë, por u caktuan terminë të rinj për to.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Inati politik i serbëve të Bosnjës lë Kosovën pa Evropian
-
Federata boshnjake e Basketbollit i kërkon falje Kosovës për pengesat që patën me viza, kritikon shtetin
-
Federata njofton se basketbollistët U16 nisen sonte për Bosnjë, për viza u angazhua ambasada e SHBA-së
-
Bosnja lejon të lëshohen vizat për ekipin kombëtar të Kosovës
-
FIBA i bën presion Bosnjës e Hercegovinës për t’ua dhënë vizat kosovarëve