Janë përfshirë shumë palë. Janë përfshirë nivelet më të larta sportive e politike.
Por basketbollistët e rinj të Kosovës ishin në shtëpitë e tyre të enjten kur nisi kampionati evropian U-16, Divizioni B, në të cilin është dashur dhe duhet të marrin pjesë, shkruan sot Koha Ditore.
Kampionati evropian U-16 i basketbollit nisi në Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës, vend në të cilin kosovarët e rinj nuk kanë mundur të udhëtonin pasi nuk janë pajisur me viza.
Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) ka ushtruar presion që përfaqësuesja e Kosovës të pajiset me viza. Por në të njëjtën kohë FIBA ka lejuar që evropiani të nisë edhe pa Kosovën pjesë të tij....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Basketbollistët e rinj bënë bujë për arsye politike, por jo edhe me rezultate
-
Bosnja lejon të lëshohen vizat për ekipin kombëtar të Kosovës
-
FIBA i bën presion Bosnjës e Hercegovinës për t’ua dhënë vizat kosovarëve
-
Federata boshnjake e Basketbollit i kërkon falje Kosovës për pengesat që patën me viza, kritikon shtetin
-
Federata njofton se basketbollistët U16 nisen sonte për Bosnjë, për viza u angazhua ambasada e SHBA-së